BRATISLAVË – Sllovakia shpall ”non grata” një diplomat rus

BRATISLAVË, 5 dhjetor /ATSH-DPA/- Sllovakia ka dëbuar një diplomat rus, me dyshimin për spiunazh, tha të mërkurën kryeministri sllovak Peter Pellegrini.

‘’Spiuni i dyshuar ishte duke punuar për ambasadën ruse në Bratislavë dhe dyshohet për kryerjen e veprimeve të spiunazhit kundër Sllovakisë dhe NATO-s”, tha Pellegrini pas një takimi qeveritar.

Pasi këto aktivitete u zbuluan nga shërbimi sekret i Sllovakisë, diplomati u shpall persona ‘’non grata’’ në Sllovaki dhe iu tha të largohej nga vendi brenda 48 orësh, sipas kryeministrit Pellegrini.

Diplomati u largua më 22 nëntor./    /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.