TIRANË, 4 dhjetor/ATSH-A. Fortuzi/- Reforma në Drejtësi po jep rezultate të prekshme për qytetarët, ku Vetingu po mundëson pastrimin e pallatit të drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.
Kështu është shprehur të martën ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, gjatë Samitit të Ballkanit Perëndimor organizuar nga “Friends of Europe” në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Komisioni Europian diskutuam për sfidat, idetë dhe shqetësimet e rajonit tonë në kuadër të procesit të integrimit europian.
Ministrja Gjonaj është shprehur gjatë samitit se, “Shqipëria ka bërë përpjekje të mëdha për të forcuar sundimin e ligjit përmes reformave të thella. Reforma në Drejtësi po jep rezultate të prekshme për qytetarët, ku Vetingu po mundëson pastrimin e pallatit të drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. 31 gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar, 35 të tjerë të konfirmuar në detyrë dhe 15 që kanë dhënë dorëheqjen për të mos iu nënshtruar Vetingut, janë tashmë dëshmia më e mirë se zbatimi i Reformës në Drejtësi po jep rezultate konkrete”, thekson ajo.
Samiti, i mbajtur në Bruksel, është organizuar nga “Friends of Europe” në bashkëpunim me Progamin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Komisioni Evropian, për të diskutuar mbi sfidat, idetë dhe shqetësimet e vendeve të rajonit në kuadër të procesit të integrimit europian.
Reforma në Drejtësi që Shqipëria është duke zbatuar, ka marrë vlerësime pozitive gjatë samitit duke u konsideruar si një model i suksesshëm edhe për vendet e tjera të rajonit.
Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Christian Danielsson u shpreh se ka shumë sfida në Ballkan por ka edhe ndryshime dhe transformime. Sipas tij një shembull i mirë për tu përmendur është Shqipëria me reformën në drejtësi dhe luftën ndaj korrupsionit.
Statusi i plotë
Sot në Samitin e Ballkanit Perëndimor organizuar nga “Friends of Europe” në bashkëpunim me Progamin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Komisioni Evropian diskutuam për sfidat, idetë dhe shqetësimet e rajonit tonë në kuadër të procesit të integrimit europian.
Në fjalën time theksova se Shqipëria ka bërë përpjekje të mëdha për të forcuar sundimin e ligjit përmes reformave të thella. Reforma në Drejtësi po jep rezultate të prekshme për qytetarët, ku Vetingu po mundëson pastrimin e pallatit të drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. 31 gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar, 35 të tjerë të konfirmuar në detyrë dhe 15 që kanë dhënë dorëheqjen për të mos iu nënshtruar Vetingut, janë tashmë dëshmia më e mirë se zbatimi i Reformës në Drejtësi po jep rezultate konkrete.
Duke i falenderuar partnerët tanë ndërkombëtarë për bashkëpunimin e deritanishëm vlerësova se mbështetja politike e Bashkimit Europian është shumë e rëndësishme për vazhdimësinë e reformave në Shqipëri.
/j.p/
