Qato: Në një vit, 1120 kontakte me biznesin

TIRANË, 4 dhjetor/ATSH/ Janë 1120 kontakte të drejtpërdrejta të vendosura mes qeverisë dhe biznesit përgjatë 1 viti, ndërsa kjo ka ndikuar ndjeshëm në përmirësimin e klimës së biznesit në vend.

Ministrja për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato publikoi disa të dhëna mbi ecurinë e bashkëpunimit me sipërmarrësit.

“Duke punuar 1 vit së bashku kemi arritur ta përforcojmë çdo ditë e më shumë zërin e çdo sipërmarrësi dhe të përmirësojmë ndjeshëm klimën e biznesit në Shqipëri”, tha ajo.

Qato ftoi sipërmarrësit që për çdo ankesë, sugjerim apo propozim të shkruajnë në [email protected] ose në portalin e bashkëqeverisjes.

Përgjatë këtij viti janë regjistruar po ashtu edhe 1 mijë ankesa, janë dhënë 96 rekomandime, si dhe është realizuar ndërmjetësimi për Paketën Fiskale 2019. /m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.