Policia i publikoi foton, arrestohet i kërkuari nga Mati

TIRANË,4 dhjetor /ATSH- I. Vata/ – Publikimi i personave në kërkim nga Policia, ka bërë të mundur që njëri nga të kërkuarit të bie në prangat e policisë Alban Gjegji, 43 vjeç, banues në Ulëz, Mat i cili ishte dënuar me 8 vite burgim.

Kapet dhe ndalohet një shtetas në kërkim për veprat penale “Grup i Strukturuar kriminal”, “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim si dhe në bazë të informacioneve të marra nga qytetarët pas publikimit të fotove, të të kërkuarve, kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim: Alban Gjegji, 43 vjeç, banues në Ulëz, Mat.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, Tiranë, e ka dënuar me 8 vjet burgim për veprat penale “Grup i Strukturuar kriminal”, “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.