MEPJ përshëndet kapjen e autorit të vrasjes së shqiptarit në Korfuz

TIRANË, 4 dhjetor /ATSH/ – Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme shpreh keqardhjen për humbjen e jetës së shtetasit Petrit Zifle në Korfuz.

Në një deklaratë për mediat mbi ngjarjen e ndodhur në Korfuz zëdhënësja e MEPJ Edlira Prendi, përshëndet kapjen e autorit nga policia greke dhe bën thirrje për një hetim të plotë në funksion të zbardhjes tërësore të rrethanave të ngjarjes.

“Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë është njoftuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Atikës, mbi vrasjen e shtetasit shqiptar Petrit Zifle, i lindur më 03.07.1955 në Shqipëri, banues në qytetin e Beratit dhe së fundmi me banim në Sparteron, Korfuz. MEPJ shpreh keqardhjen për humbjen e jetës së shtetasit Petrit Zifle, përshëndet kapjen e autorit nga policia greke dhe bën thirrje për një hetim të plotë në funksion të zbradhjes tërësore të rrethanave të ngjarjes”, ka theksuar Prendi.

/gj.mima/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.