Integrim i plotë i Diasporës shqiptare në Turqi

TIRANË, 4 dhjetor /ATSH/ – Marrëdhëniet e mira që ekzistojnë mes Shqipërisë dhe Turqisë si dhe integrimi i plotë i Diasporës shqiptare në Turqi ishin në qendër të takimit mes ministrit të Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko me Ambasadorin turk në Tiranë, Murat Ahmet Yörük dhe kryetarin e Departamentit për turqit që jetojnë jashtë atdheut dhe marrëdhëniet me komunitete mike, Abdulla Eren.

Ministri i njohu të pranishmit dhe me ecurinë e zbatimit të Strategjisë Kombëtare të Diasporës, si dhe aktivitetin më të rëndësishëm të Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, Samitin e dytë të Diasporës.

Përfaqësuesit turq folën për rrjetin e madh të studentëve shqiptarë që kanë studiuar në Turqi dhe qëllimin e tyre për forcimin e këtij komuniteti me anë të shkollave verore dhe aktiviteteve të tjera.

Delegacioni turk shprehu vlerësimin për ngritjen e çështjes së Diasporës në nivelet e larta qeverisëse.

/gj.mima/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.