Gjirokastër/ DRKK aktivitet kulturor për ditën e ngritjes së flamurit

TIRANË, 4 dhjetor/ATSH/ – Drejtoria Rajonale Kulturore Kombëtare (DRKK) Gjirokastër në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore Rajonale (DAR) dhe shkollën artistike “Feim Ibrahimi”, realizuan me rastin e 4 Dhjetorit, dita e ngritjes së flamurit në Gjirokastër, një aktivitet kulturor me pjesë të ndryshme instrumentale.
Në këtë aktivitet mori pjesë dhe grupi isopolifonik i “Cfakës” si dhe nxënësja e talentuar Ermelinda Bixhaku, pjesë e grupit “OBELISKU”.
“Falenderojmë DAR dhe shkollën artistike për punën e palodhur për përcjelljen në breza të kulturës dhe elementeve të saj. Ta gëzojmë ditën e ngritjes së flamurit në Gjirokastër”, shkruan DRKK Gjirokastër. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.