106-vjetori i Ushtrisë, 66 ushtarakë nisen drejt Afganistanit

TIRANË, 4 dhjetor/ATSH-A. Fortuzi/- Forcat e Armatosura festojnë 106-vjetorin e krijimit. Në këtë ditë të shënuar, ministrja Mbrojtjes, Olta Xhaçka gjatë fjalës së saj tha se krijimi i FA, është një moment i rëndësishëm në historinë e vendit tonë në kuadër të procesit të shtetformimit.

Sipas saj, të gjithë burrat e gratë të veshur me uniform meritojnë urim të veçantë në këtë ditë. “ Krijimi i FA, moment i rëndësishëm për historinë tonë shtet-formuese.

Përshëndes të gjithë burrat dhe gratë në uniformë. Urim i veçantë për ushtarakët në misionet jashtë vendit”, tha Xhaçka.

Ajo sqaroi se në këtë 106-vjetor, niset në Afganistan kontingjenti i radhës. “66 ushtarakë shqiptarë do të shërbejnë 6 muaj në Kabul. Vlerësime për kontributin e FA në misionet e NATO dhe BE. Shpejti fillojmë angazhimet nën ombrellën e OKB”, nënvizoi Xhaçka. /j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.