106-vjetori i FA-së, Rama vlerëson kontributin e Shqipërisë në Afganistan

TIRANË, 4 dhjetor/ATSH/ Në 106-vjetorin e krijimit të Forcave të Armatosura, Kryeministri Edi Rama vlerësoi kontributin e Shqipërisë në misionet paqeruajtëse në Afganistan.

Ditën e sotme u zhvillua ceremonia e përcjelljes së 66 forcave shqiptare për në misionin e radhës në Afganistan ku, Kryeministri vlerësoi se “vendi ynë kontribuon denjësisht prej vitit 2002”.

“Sot në 106 vjetorin e krijimit të FA, edhe ceremonia e përcjelljes së 66 forcave shqiptare për në misionin e radhës në Afganistan ku vendi ynë kontribuon denjësisht prej vitit 2002”, u shpreh Rama.

/m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.