POLONI – Banka Botërore premton 200 miliardë dollarë për Klimën

VARSHAVË, 3 dhjetor /ATSH-AFP/ – Banka Botërore njoftoi sot rreth 200 miliardë dollarë financime nga viti 2021 deri në vitin 2025 për t’i ardhur në ndihmë vendet në zhvillim përballë ndryshimeve klimatike, një fond dy herë më i madh se periudha e mëparshme.

Ky njoftim u bë i ditur menjëherë pas fillimit të Konferencës së 24-të të OKB-së për Klimën në Poloni (COP24).  Banka Botërore me anë të këtij njoftimi kërkon t’i përcjellë një sinjal të rëndësishëm bashkësisë ndërkombëtare për të bërë të njëjtën gjë.

Vendet e zhvilluara u angazhuan në ofrimin e 100 miliardë dollarë në vit deri në vitin 2020 financime (publike dhe private) për politikat klimatike të vendeve në zhvillim. Megjithëse fondet po shtohen, sipas OECD-së (Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim), vendet e Jugut kërkojnë angazhime më konkrete nga ana e Veriut.

I gjithë fondi prej rreth 200 miliardë, i bërë publik sot do të përbëhet nga 100 miliardë dollarë “financime të drejtpërdrejtë” të Bankës Botërore./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.