Korçë, ndërgjegjësim kundër dhunës në familje

TIRANË, 3 dhjetor/ATSH/ “Më shumë ndërgjegjësim, më pak dhunë në familje”.

Kjo ishte motoja e mbledhjes së përvitshme të Komitetit Drejtues Kundër Dhunës në Familje, që u zhvillua në Korçë.

Ky mekanizëm, i ngritur për referimin dhe asistimin e rasteve të dhunës në familje, synon minimizimin e këtij fenomeni në Bashkinë e Korçës.

Të pranishmit i kushtuan rëndësi ndërgjegjësimit kundër dhunës në familje si një instrument për reduktimin e këtij fenomeni. /m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.