Durrës- Fundjavat, më shumë udhëtarë e automjete me tragete

TIRANË, 3 dhjetor/ATSH/- Mbi 34 mijë udhëtarë kanë preferuar të lundrojnë me tragete nga/drejt Durrësit gjatë muajit nëntor të këtij viti.

Nga të dhënat operative të Autoritetit Portual Durrës, rezulton se numri më i madh i udhëtarëve dhe automjeteve që shfrytëzojnë tragetet shënohet gjatë fundjavave.

Në 30 ditët e muajit nëntor të këtij viti kanë lëvizur me tragetet e linjës Durrës – Bari dhe Durrës –Ankona e kthim edhe 7.048 autovetura dhe 6.795 kamionë e trajlerë.

16.854 udhëtarë dhe 4.258 autovetura kanë mbërritur brenda një muaji në portin më të madh të vendit tonë, ndërsa 17.516 të tjerë me 2.790 autovetura janë nisur drejt dy porteve të Italisë./k.s/j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.