Agjencia Telegrafike Shqiptare

DOHA – Katari njofton largimin nga OPEC-u

DOHA, 3 dhjetor /ATSH-AFP/ – Katari pritet të largohet në muajin janar nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), njoftoi sot ministri i ri i Energjisë i Emiratit.

”Katari vendosi të tërhiqet si anëtar i OPEC-ut, një vendim i cili do të hyjë në fuqi në janar 2019″, deklaroi Saad Al-Kaabi në një konferencë shtypi në Doha, duke shtuar se organizata u vu në dijeni të hënën në mëngjes.

Katari do të vazhdojë të prodhojë naftë, por do të përqëndrohet më tepër në prodhimin e gazit. Emirati i Gjirit është eksportuesi më i madh në botë i gazit të lëngshëm natyror.

“Nuk kemi shumë potencial (në naftë) dhe jemi shumë realistë për faktin, potenciali ynë është gazi”, theksoi Kaabi./ /v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version