Tatimet, 881 denoncime për parregullsi nga janari deri në tetor

TIRANË, 2 dhjetor/ATSH-A. Fortuzi/ –  Gjatë periudhës janar-tetor 2018, janë regjistruar në drejtorinë e tatimeve 881 denoncime përmes rrugëve të ndryshme  të komunikimit.

Sipas drejtorisë së tatimeve, prej këtyre 825 denoncime kanë gjetur zgjidhje dhe 56 janë në ndjekje.

Mësohet gjithashtu se, denoncimet më të shpeshta janë regjistruar për “Tatimpagues të paregjistruar”, më tej janë për “moslëshim fature/kuponi tatimor apo mosdeklarim të punonjësve”.

Për rastet e evidentuara, denoncimet mund të bëhen përmes numri të gjelbër 0800 14 14 ose postës elektronike: [email protected]

e.caushi/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.