Kontrollet në rrugët e Tiranës, arrestohen katër drejtues mjetesh

https://www.facebook.com/Agjencia.Telegrafike.Shqiptare/videos/939172849610172/

TIRANË, 2 dhjetor/ATSH-A. Fortuzi/- Policia Rrugore e Tiranës, vijon kontrollet me drager për të evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit, duke rrezikuar jetën e tyre dhe të përdoruesve të rrugës.

Sipas njoftimit të publikuar nga Policia e Shtetit, 36-vjeçari me inicialet A.M, u arrestua pasi u konstatua nga drageri duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.76 mg/l testi i pare dhe 0.68 mg/l.

3 drejtues të tjerë u arrestuan mbrëmjen e djeshme dhe orët e para të mëngjesit të ditës së shtunë si dhe u pezulluan 13 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

“Alkooli në timon sjell shumë probleme. Mos drejto mjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, por të përdorin mjetet e transportit publik”, është apeli i Policisë./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.