IPARD II, 50.33 milionë euro fond për fermerët

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1137651606398079/

TIRANË, 2 dhjetor/ATSH-A. Fortuzi/- Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural (AZHBR) ka shpallur thirrjen e parë për dorëzimin e aplikimeve në kuadër të Programit IPARD II.

Thirrja e parë do të qëndrojë e hapur nga data 30 Nëntor 2018 – 30 Janar 2019. Aplikimet duhet të dorëzohen vetëm në zyrat qendrore të AZHBR-së.

Thirrja është e hapur për të gjithë personat (persona fizik dhe juridikë), puna dhe veprimtaria e të cilëve zhvillohet brenda territorit të Republikës së Shqipërisë në fushat e prodhimit bujqësor /ose të agro-përpunimit.

Buxheti i përgjithshëm në dispozicion të kësaj thirrje është 50.33 milion euro nga të cilat 75% ose 37.74 Milion euro kontribut i BE dhe 25% ose 12.58 Milion euro kontribut i buxhetit të shtetit.

./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.