ARGJENTINË – Kina mbështet një samit të ri SHBA-Kore e Veriut

BUENOS AIRES, 2 dhjetor /ATSH-DPA/ – Kina e mbështet një samit të dytë mes Koresë së Veriut dhe SHBA-së, tha ministri kinez i Jashtëm, Wang Yi pas bisedimeve mes presidentit Trump dhe homologut të tij Xi Jinping në Argjentinë në kuadër të samitit të G20-ës.

“Kina inkurajon SHBA-në dhe Korenë e Veriut të punojnë drejt të njëjtit qëllim, të zgjidhin shqetësimet legjitime që kanë, të përparojnë drejt denuklearizimit dhe të vendosin një mekanizëm paqeje në Gadishullin Korean”, tha Wang.

“Gjatë bisedimeve mes Donald Trump dhe Xi Jinping, Uashingtoni u shpreh se vlerëson rolin pozitiv që ka luajtur Kina”, shtoi Wang.

Trump u takua me Kim Jong Un në qershor në një samit historik të zhvilluar në Singapor, ku lideri koreanoverior u angazhua të ndërpresë programin bërthamor të vendit të tij. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.