FOTO/ Fëmijët e kryeqytetit me një kënd të ri lojrash

TIRANË, 1 dhjetor /ATSH/ – Një tjetër kënd lojrash po i shtohet Liqenit Artificial në Tiranë. Fëmijët e kryeqytetit në këtë park do përjetojnë ndjesinë e përrallave pasi ata do të kenë mundësi të shohin nga afër shtëpinë në pemë.

Kjo risi e bën këtë park mjaft të veçantë si për fëmijët ashtu dhe për kryeqytetin pasi përveç argëtimit ata do kenë mundësi të socializohen me njëri tjetrin në këndet e veçanta që janë bërë për ta.

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është shprehur se, ”shtëpi në pemë? Kush nuk e ka patur ëndërr fëmijërie. Dëshirat e të vegjëlve të Tiranës, po kthehen të gjitha në projekte konkrete. Hidhi një sy parkut më të ri të lodrave te Liqeni, e na thuaj çfarë mendimi ke”.

Bashkia e Tiranës çdo ditë e më shumë po ndërmerr nisma të veçanta për banorët e kryeqytetit për ti ofruar atyre kushte të denja dhe gjithashtu po krijon ambiente mjaft interesante të cilat përfshijnë çdo grupmoshë që nga parqet për fëmijë e deri tek sheshpushimet për moshat e treta. /a.a/ /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.