TIRANË, 30 nëntor /ATSH/ – Paraqitjet e shkëlqyera me Kosovën por edhe me klubin e tij “Hereven” në Holandë, kanë bërë që talenti kosovar Arbër Zeneli të tërheqë vëmendjen e shumë klubeve europiane.
Ylli i Përfaqësueses së Kosovës është venë në shënjestrën e disa skuadrave të mëdha dhe pritet të bëjë lëvizjen e madhe në karrierë.
Paraqitjet e Zenelit nuk kanë kaluar pa u vërejtur nga skuadrat e mëdha të Europës. ”Corriere Dello Sport” raporton se “Ajax”, “PSV” dhe “Fiorentina”, kanë shprehur interesim për 23-vjeçarin. Zeneli është pjesë e “Herenveen” që nga viti 2016, dhe në 71 paraqitje ka shënuar 14 gola.
Zeneli ka qenë ndër protagonistet kryesorë në suksesin e Kosovës në Ligën e Kombeve, duke shënuar tri gola në sfidën finale ndaj Azerbajxhanit, e fituar 4–0 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. /o.l/e.caushi/
