SHBA – Media: Ish-avokati i Trump pranon se ka gënjyer në Kongres

UASHINGTON, 29 nëntor /ATSH-AFP/ – Michael Cohen, ish-avokati i Donald Trump pranoi sot fajësinë në Manhattan se ka gënjyer gjatë seancës së marrjes në pyetje në Kongresin amerikan për kontaktet e tij me palën ruse, sipas disa mediave amerikane.

Objekt i hetimeve penale, Cohen pranoi fajësinë edhe në fund të gushtit për disa akuza, dhe pas distancimit nga presidenti amerikan po bashkëpunon me prokurorin special, Robert Mueller i ngarkuar me hetimin rus./ /v.b/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.