Agjencia Telegrafike Shqiptare

Renditja e FIFA, Shqipëria në të njëjtin pozicion, Kosova fiton 6 pozicione

TIRANË, 29 nëntor /ATSH/ – Shqipëria nuk ndryshon asnjë pozicion në renditjen e FIFA, pas ndeshjeve të Ligës së Kombeve, Kosova fiton 6 pozicione.

 

FIFA ka publikuar renditjen e re të kombëtareve.

Kuqezinjtë e Panuçit vazhdojnë të qëndrojnë në vendin e 60-të të renditjes duke mos ndryshuar asnjë pozicion nga renditja e shkuar.

Ajo që ka bërë ngjitje është Kosova, e cila për shkak të kualifikimit historikë në Ligën e Kombeve ka fituar 6 shkallë, duke u pozicionuar në vendin e 131-të.

Për sa i përket kryesimit, vazhdon ta mbajë Belgjika, duke lënë pas Francën me vetëm 1 pikë. Vendi i tretë shkon për Brazilin. /o.l/. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version