Haradinaj: Po ndryshojmë kursin e ekonomisë sonë

PRISHTINE, 29 nëntor /ATSH/ -Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se krahas Kampit Inovativ Trajnues gjerman në Prizren, Kosovës iu shtua edhe një inkubator për nisje të bizneseve, ekspertizë dhe hulumtime praktike.

Haradinaj mori pjesë në hapjen e Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Fakultetin Teknik të Universitetit të Prishtinës.

“Sot, isha dëshmitar i shpalosjes së ideve inovative në fushën e inxhinierisë, që është tregues për potencialin e jashtëzakonshëm të të rinjve tanë. Studentëve, krahas Kampit Inovativ Trajnues gjerman në Prizren, iu shtua edhe një inkubator për nisje të bizneseve, ekspertizë dhe hulumtime praktike. Përmes ndërlidhjes së botës akademike me bizneset dhe tregun e punës, po ndryshojmë kursin e ekonomisë sonë, duke e bërë atë të konkurrueshme në BE dhe më gjerë”, u shpreh Haradinaj./KosovaPress/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.