GJEORGJI – Zurabishvili gruaja e parë presidente në historinë e vendit

TBILISI, 29 nëntor /ATSH-ANSA/ – Salome Zurabishvili fitoi zgjedhjet presidenciale në Gjeorgji duke u shndërruar në gruan e parë në historinë e vendit që merr këtë post.

Ish-diplomate, e lindur në Francë, ajo mori 59% të votave kundrejt rivalit Grigol
Vashadze, i cili arriti të marrë 40% të tyre.

Zurabishvili u mbështet nga partia në pushtet ”Ëndrra gjeorgjiane”, ndërkohë që Vashadze ishte kandidat i opozitës së bashkuar.

Në vendin që kërkon të anëtarësohet në NATO dhe në BE duhet të hyjë në fuqi një kushtetutë e re që e shndërron rolin e presidentit në ceremonial./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.