TBILISI, 29 nëntor /ATSH-AFP/ – Kandidati i opozitës, Grigol Vachadze kundërshtoi rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në Gjeorgji, të fituara nga kandidatja dalë nga partia në pushtet, Salome Zurabishvili, duke bërë thirrje për organizimin e një protestë masive paqësore në kryeqytet ditën e dielë.
”Ne nuk i njohim rezultatet e zgjedhjeve. Do të kërkojmë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme legjislative”, deklaroi kandidati, i cili fitoi rreth 40.39% të votave në raundin e dytë të zgjedhjeve.
Vachadzé, sipas deklaratave të transmetuara në televizion, bëri thirrje për organizimin ditën e dielë të një protestë masive paqësore në kryeqytetin e Tbilisit./ /v.b/