Agjencia Telegrafike Shqiptare

Foto/ Pacolli në Vlorë, nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”

TIRANË, 29 nëntor/ATSH/ Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli vizitoi Vlorën, ku vlerësoi ndryshimet e prekshme në qytet.

Ai u prit në një takim nga Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.

“Kisha rastin të prisja me kënaqësi në Bashkinë e Vlorës, një nga figurat kryesore të jetës politike në Kosovë, Behgjet Pacollin. Ai më shprehu impresionet e tij për ndryshimet e prekshme të qytetit tonë”, tha Leli.

Po ashtu, në kuadër të kësaj vizite, Pacolli u nderua nga Universiteti “Ismail Qemali”, me titullin më të lartë akademik “Doctor Honoris Causa”.

Në përfundim të kësaj vizite, Pacolli vizitoi edhe ekspozitën e piktorit kosovar Tafil Peci, Muzen e Pavarësisë si dhe vendosi një buqetë me lule në bustin e Isa Boletinit.

/m.m/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version