Berat, drejt përfundimit restaurimi i kishës së Shën Nikollës

TIRANË, 29 nëntor/ATSH/ Restaurimi i kishës së Shën Nikollës në lagjen Kala Berat është drejt përfundimit.

Specialistët e DRKK Berat po bëjnë punimet e fundit për restaurimin e çatisë së kishës së Shën Nikollës.

Ndërhyrjet restauruese fillimisht konsistuan në zëvendësimin e trarëve si dhe elementeve të tjerë të strukturës së çatisë.

Më pas u vazhdua me petavrimin me dërrase pishe dhe u bë hidroizolimi me letër katrama. Faza e fundit që është dhe drejt përfundimit është qeramosja e çatisë me tjegulla vendi.

/m.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.