74-vjetori i Çlirimit, homazhe pranë monumentit ”Nënë Shqipëri”

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/267362000595771/

TIRANË, 29 nëntor/ATSH-Maela Marini/ – Zyrtarë të lartë të shtetit dhe përfaqësues të partive politike në vend përkujtuan sot, me një ceremoni solemne pranë monumentit ”Nënë Shqipëri”, 74-vjetorin e Çlirimit të vendit.

Presidenti Ilir Meta, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, kryeministri Edi Rama, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ministra të kabinetit qeveritar, veteranë e tjerë zhvilluan sot homazhe duke vendosur kurora me lule në nderim dhe respekt të të rënëve.

Në këtë ceremoni munguan përfaqësuesit e PD-së, të cilët prej vitesh e festojnë Ditën e Çlirimit në 28 Nëntor, bashkë me festën e Pavarësisë.

Për 74-vjetorin e Çlirimit, do të zhvillohen ceremoni përkujtimore në një atmosferë solemne në mbarë vendin, në respekt dhe mirënjohje të veprës të dëshmorëve. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.