“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri”, urimi i veçantë nga Ambasada e SHBA

TIRANE, 28 nëntor/ATSH/- Ambasada Amerikane uroi sot të gjithë qytetarët për përvjetorin e 106 të Pavarësisë së Shqipërisë.

Ambasada evidenton tiparet dhe virtytet më të larta të traditës së shqiptarëve si besa, mikpritja, ushqimi, veshjet popullore, bukuritë natyrore dhe thjeshtësinë e shqiptarëve.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri! Ne i kërkuam personelit tonë amerikan të na tregonin me një fjalë apo frazë se çfarë u pëlqente nga Shqipëria. Ky poster përfaqëson një koleksion të disa prej gjërave tonë më të dashura të Shqipërisë dhe është mënyra jonë për të treguar vlerësimin tonë për këtë vend të mrekullueshëm. A i gjeni dot fjalët?, përpiquni të gjeni të gjitha fjalët, dhe shkruajini ato në hapësirën e komenteve mëposhtë. Le të shohim se sa do të gjeni!”, shkruhet në urimin e publikuar nga Ambasada e SHBA në Shqipëri. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.