AKU gjobit dhe mbyll 2 dyqane në Lezhë

TIRANË, 28 nëntor/ATSH/ – 2 subjekte janë mbyllur dhe 2.000.000 lekë gjobë janë vendosur nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në qarkun Lezhë.

Në njoftimin për shtyp, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit shprehet se shkak për këtë këto masa është tregtimi i produkte në kushte të rënda higjieno-sanitare si dhe pa dokumentacionin përkatës, që garanton sigurinë ushqimore.

Trupa inspektuese e AKU-së ka bllokuar 200 kg mish derri në stabilimentin e përpunimit të gjiros, ndërkohë që i bën thirrje konsumatorëve të shmangin blerje të tilla, si dhe të denoncojnë çdo rast abuzimi. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.