106-vjetori i Pavarësisë – Ngrihet në Vlorë flamuri kombëtar

 

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1957636660979045/

TIRANË, 28 Nëntor/ATSH/ – Në qytetin e Vlorës u zhvillua sot ceremonia e ngritjes së flamurit kombëtar me rastin e 106-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.

Në ceremoni morën pjesë Presidenti i Republikës, Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, prefekti i qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj, etj.

Drejtuesit më të lartë të shtetit zhvilluan homazhe dhe vendosën kurora me lule në monumentin funerar të Atit të Pavarësisë, Ismail Qemal bej Vlorës.

Të pranishëm kanë qenë edhe qytetarë të shumtë, të cilët kanë marrë pjesë në ceremoninë në këtë ditë të rëndësishme për Shqipërinë.

Shqipëria feston sot 106-vjetorin e Pavarësisë. Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.

28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për mbarë shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës. /k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.