Agjencia Telegrafike Shqiptare

STAMBOLL- Erdogan kundër cigareve elektronike

STAMBOLL, 27 nëntor /ATSH-ANSA/ – Pas fushatës kundër alkoolit, duhanit dhe tatuazheve, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka edhe kundër cigareve elektronike.

“Kanë shpikur diçka të çuditshme të quajtur cigare elektronike”,  thotë presidenti turk në një konferencë mbi politikat publike mbi shëndetin dhe kundër drogës në Stamboll.

“Thonë se do të investojnë 500 milionë apo një miliard dollarë. Ndonëse kërkojnë që të eksportojnë atë që prodhojnë, duan edhe që të paktën 10% e produkteve të jenë të destinuara për konsumin e brendshëm, por ne nuk do lejojmë që të rinjtë turq të bëhen të varur nga këto substance”, theksoi Erdogan.    /os/ /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version