Lezhë, 16 ditë aktivizim kundër dhunës me bazë gjinore

TIRANË, 27 nëntor/ATSH/ Në kuadër të 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore, bashkia Lezhë së bashku me aktorë lokal nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit mbi “Mekanizmin e bashkërendimit të punës për referimin dhe trajtimin e rasteve të dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje ku janë 13 aktorë të angazhuar forcon bashkëpunimin ndërinstitucional, në drejtim të parandalimit dhe menaxhimit të rasteve të dhunës në familje.

Në këtë marrëveshje janë angazhuar: Bashkia Lezhë, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë, Zyra Përmbarimore Lezhë, Instituti i Mjekësisë Ligjore, Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë Lezhë, Spitali Rajonal Lezhë, Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror Lezhë, Drejtoria Arsimore Rajonale Lezhē, Drejtoria Rajonale e Shërbimit Kombëtar të Punësimit Lezhë, Fondacioni Mary Ward Loreto, Strehëza për Gra dhe Vajza Tiranë. /m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.