ZVICËR – Gjashtë të vdekur pas zjarrit në një ndërtesë

GJENEVË, 26 nëntor /ATSH-ANSA/ – Gjashtë persona, përfshirë fëmijë, humbën jetën pas një zjarri që shpërtheu dje gjatë orëve të para të mëngjesit në një ndërtesë në Solothurn të Zvicrës, sipas agjencisë së shtypit ”Keystone-Ats”.

”Flakët janë vënë re rreth orës 02:00 në një ndërtesë ku jetonin 20 persona dhe alarmi u dha kur një nga banorët ka vënë re tymin nëpër shkallë”, citoi policia lokale.

Zjarrfikësit arritën të vinin nën kontroll flakët e zjarrit, por për gjashtë prej tyre, duke përfshirë edhe fëmijë, nuk arritën ti shpëtonin kësaj tragjedie.

Autoritetet kanë nisur një hetim për të qartësuar shkaqet e zjarrit./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.