Policia e Beratit, 400 masa administrative në një javë

TIRANË, 26 nëntor /ATSH- I. Vata/ – Policia e vendore e Beratit në kuadër të garancisë së sigurisë publike dhe asaj rrugore ka proceduar penalisht 21 shtetas dhe ka marrë 400 masa administrative për shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat, gjatë javës që lamë pas kanë proceduar penalisht 21 shtetas, nga këta: 7 shtetas të arrestuar për vepra të ndryshme penale; 11 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; 3 shtetas të shpallur në kërkim.

Në kuadër të Policimit në Komunitet janë zhvilluar takime sensibilizuese në shkolla me qëllim ndërgjegjësimin e nxënësve ndaj pasojave të dëmshme që sjell përdorimi i drogës apo substancave të tjera të rrezikshme.

Është plotësuar 1 Kërkesë Padi për Urdhër Mbrojtje të Menjëhershëm.

Shërbimet e Policisë Rrugore dhe të Rendit kanë kanë shtuar kontrollet dhe gatishmërinë, si rezultat i këtyre kontrolleve janë vendosur 400 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.