GJENEVË – OIT: Rritja e pagave në nivelin më të ulët që nga kriza e 2018

GJENEVË, 26 nëntor /ATSH-AFP/ – Rritja e pagave në botë vitin e kaluar nuk ka qenë kurrë kaq e ulët që nga kriza financiare e 2018, pavarësisht rimëkëmbjes ekonomike në shtetet e pasura, deklaroi me keqardhje Organizata Ndërkombëtare e Punës (OIT).

Në një raport për pagat në botë, OIT-ja konstaton gjithashtu se dallimet në paga midis gjinive vijojnë të jenë në një nivel të papranueshëm, gratë paguhen përafërsisht 20% më pak se burrat, ndërsa problematika e barazisë burrë-grua zë një vend të rëndësishëm në debatet publike.

Sipas këtij raporti të OIT-së, agjenci e OKB-së, rritja globale e pagave reale regjistroi ngadalësim vitin e kaluar, duke rënë nga 2,4% në 2016 në 1,8% në 2017, në normën më të ulët prej 2008./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.