TIRANË, 26 nëntor /ATSH- I. Vata/ – Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan gjatë javës që lamë pas kanë vijuar kontrollet me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim, si dhe zbardhjen e dokumentimin e ngjarjeve të mëparshme.
Kanë vijuar kontrollet e Policisë Vendore në ambientet dhe automjete në akset rrugore. Gjatë kontrolleve janë sekuestruar 578 kilogram është canabis cativa, 3 automjete, si dhe 14 aparate celularë.
Janë kontrolluar 537 mjete ku gjatë këtyre kontrolleve u shoqëruan në Komisariatet e Policisë, për verifikim 156 persona kryesisht me precedentë penal, të dyshuar për armëmbajtje pa leje , vjedhje dhe prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
53 shtetas janë proceduar penalisht, për vepra të ndryshme penale nga të cilët: 22 janë arrestuar, 1 është ndaluar, 25 janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, si dhe 5 janë shpallur në kërkim.
Vijon zbatimi i planit të masave nga Policia Rrugore e Elbasanit, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, ku janë arrestuar 7 drejtues mjetesh(drejtim mjeti në gjendje të dehur apo pa Leje Drejtimi) dhe 2 janë proceduar në gjendje të lirë.
Si rezultat i këtyre kontrolleve të shtuara janë pezulluar 30 Leje Drejtimi dhe janë vendosur 951 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Gjatë javës që lam pas u zhvillua Forumi Qytetar për Sigurinë Publike në Bashkinë e Gramshit. Qëllimi dhe objektivi i Forumit që vijon në mënyrë të pandërprerë është që Policia t’i gjendet sa më afër qytetarit, në momentin dhe kohë e duhur, për të parandaluar problematika sapo ato shfaqen, me qëllim parandalimin për përshkallëzim të mëtejshëm me pasoja më të rënda.
Vijon zbatimi i planit te masave, për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, në të gjithë territorin e Qarkut Elbasan. /a.g/
