Bulqizë, punësohet si gjeolog minierash vetëm një muaj pas regjistrimit në Zyrën e Punës

TIRANË, 26 nëntor/ATSH/ – Salaudin Toska pasi përfundoi shkollën e mesme profesionale në drejtimin “Gjeologji Minierash” u drejtua pranë Zyrës së Punës Bulqizë në kërkim të një pune të përshtatshme për studimet e kryera.

Rreth një muaj pas regjistrimit si punëkërkues i papunë, ai u punësua pranë kompanisë “Albchrome” si gjeolog minierash.

Shërbimi Kombëtar i punësimit ka bërë të ditur se Zyrat e Punës janë shndërruar në zyra të ndërmjetësimit për punësimin dhe modernizimin e shërbimit.

z.tosku/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.