TURQI – Erdogan: Investitorët e huaj kanë çdo formë mbështetjeje

STAMBOLL, 24 nëntor /ATSH-AA/ – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan deklaroi sot në Stamboll se investitorëve të huaj në Turqi u ofrohet çdo lloj mbështetje, me rastin e mbylljes së Panairit Ndërkombëtarë MUSIAD EXPO.

“Parimet tona të tregtisë bazohen, jo vetëm në atë që ne fitojmë, por që të fitojmë bashkërisht, prandaj ne jemi të pranishëm gjithkund”, tha Erdogan duke shtuar se Turqia shënoi rritje vjetore mesatare prej 5,8%, pavarësisht krizës globale financiare dhe përpjekjes për grusht shteti.

“Investitorëve të huaj në Turqi u ofrojmë çdo formë të mbështetjes”, theksoi presidenti turk.

“Duam që vendi ynë në vitin 2023 të jetë një nga 10 ekonomitë më të mëdha në botë”, tha Erdogan. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.