Siguria rrugore, ARRSH riparon barrierat mbrojtëse në Qafë Thanë

TIRANË, 14 nëntor/ATSH/ – Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) për të garantuar sigurinë e drejtuesve të automjeteve, ka riparuar barrierat mbrojtëse në Qafë Thanë.

ARRSH ka publikuar disa foto në faqen e saj zyrtare ku shihen qartë riparimet e bëra në këtë aks, duke rritur sigurinë në qarkullimin e automjeteve.

Gjithashtu ARRSH bën me dije se po punohet për riparimin e shtesave asfaltime në segmentet rrugore Prrenjas-Qafë Thanë dhe Prrenjas-Librazhd./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.