Supervizion ndërkombëtar për koncesionet e rrugëve

TIRANË, 23 nëntor/ATSH/ – Qeveria shqiptare për të garantuar cilësinë e duhur të rrugëve të cilat do të jepen me Partneritet Publik Privat (PPP), do të thërrasë për herë të parë një supervizion ndërkombëtar.

Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Java” theksoi se janë zhvilluar garat për afrimin e tyre, të cilat do të jenë studio të mëdha ndërkombëtare.

“Për koncesionet ne do të kemi për herë të parë supervizion ndërkombëtar.

Kemi bërë garat, kemi marrë ofertat dhe janë studio të mëdha ndërkombëtare që do të vijnë dhe do të bëjnë supervizionet. Supervizioni është një nga arsyet pse vepra shkatërrohet, siç u bë rruga Tiranë-Elbasan. Kjo rrugë, një nga komponentët e shkatërrimit ka supervizionin. Nëse supervizioni të përcakton trashësinë e asfaltit dhe e bën atë më pak. Rruga ka marrë fund”, – theksoi Kryeministri Rama. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.