TIRANË, 23 nëntor /ATSH – I. Vata/ – Zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko, në konferencën kombëtare ka argumentuar se procesi i decentralizimit të pushtetit vendor në Shqipëri është në progres të vazhdueshëm.
Në prezantimin e saj, Kuka është shprehur se: “Përfitime niveli mikro: Përputhje e preferencave të individëve me shërbimet publike në nivel vendor (diversifikim i shërbimeve publike sipas nevojave rajonale me qëllim shërbimin më efektiv të komunitetit duke marrë parasysh ndryshimet rajonale, kulturore, etnike etj); Përmirësim i qeverisjes dhe Llogaridhënies publike; Decentralizim/ Buxhetim me Pjesëmarrje; Interesi dhe pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrjet për përdorimin e taksave dhe kontributeve te tyre; Rritja e demokracisë në nivel vendor”.
Ndërsa në vijim Kuko shton se për sa i përket përmirësimit në nivel Makro, pushteti vendor është më afër komunitetit dhe planet zhvillimore janë të qarta.
“Përfitime në nivel makro: Zhvillim ekonomik dhe social gjithëpërfshirës; pushteti vendor është më pranë komunitetit dhe si rrjedhim mundëson shërbime publike të cilat janë më imediate dhe me impakt social më gjithëpërfshirës; plane zhvillimore rajonale më të qarta dhe të specifikuara në avantazhet që ka secili rajon duke u fokusuar në sektorë potencialë të rajonit; parimi – financa ndjek funksionin; autonomia e pushtetit vendor dhe aftësinë për të ushtruar funksione; menaxhim më i mirë i një sërë funksionesh, të cilat lidhen drejtpërsëdrejti me shërbimet ndaj qytetarit”, shprehet Kuko.
Gjithashtu Kuko tha se janë rritur të ardhurat për pushtetin vendor dhe janë përmirësuar treguesit makroekonomik, për sa i përket mbledhjes së të ardhurave.
“Mbrojtje dhe shfrytëzim më optimal të burimeve; mjedisore dhe të burimeve natyrore që disponon rajoni; rritje e të ardhurave nga taksat dhe tarifat vendore të mbledhura nga bashkitë me 28% dhe rritja e shpenzimeve për investime vendore me 2.9 herë në gjysmën e parë të vitit 2017 në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2016; përmirësimi i treguesve makroekonomikë lidhur me planifikimin e të ardhurave për pushtetin vendor. Pesha specifike e të ardhurave të planifikuara për pushtetin vendor kundrejt PBB në vitin 2017 u rrit me 0,1 pikë % në krahasim me buxhetin e vitit 2016”, – është shprehur ajo. /j.p/
