Agjencia Telegrafike Shqiptare

KINË – Pekini dënon sulmin ndaj konsullatës në Pakistan

PEKIN, 23 nëntor /ATSH-AFP/ – Kina dënoi sot fuqishëm sulmin që kishte shënjestruar konsullatën e saj në Karaki, të marrë përsipër nga një lëvizje separatiste në Pakistan dhe ku mbetën të vdekur dy policë.

“Kina dënon fuqishëm çdo sulm të dhunshëm kundër agjencive konsullore dhe diplomatike dhe i kërkon Pakistanit të marrë masa konkrete për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe të institucioneve kineze në Pakistan”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme, Geng Shuang.

Një lëvizje separatiste, Ushtria për Çlirimin e Baluçistanit, një provincë jostabël në jugperëndim të Pakistanit, mori përsipër sulmin kundër konsullatës kineze në Karaki. /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version