ITALI – Edelstein: Pajisja e Iranit me armë bërthamore, një katastrofë

ROMË, 23 nëntor /ATSH-ANSA/ – Një kapacitet bërthamor iranian do të ishte një katastrofë e vërtetë, një rrezik i tmerrshëm për të gjithë botën, deklaroi Yuli Yoel Edelstein, presidenti i Parlamenti izraelit, Knesset, në Romë.

“Objektivi i tyre është që të përhapin një ideologji urrejtjeje dhe antisemitizmi në rajonet e të gjithë botës. Jam djali i dy të mbijetuarve të Holokaustit dhe kur më kërcënojnë e besoj. Sjellja antisemite e liderëve iranianë duhet marrë seriozisht”, vazhdoi ai.

“Kërcënimi i Teheranit është një fakt që duhet të kundërshtohet duke mbështetur dialogun, bashkëpunimin dhe tolerancën për të krijuar një front që garanton një Lindje të Mesme të lirë dhe të pasur”, shtoi Yuli Yoel Edelstein.

“Irani nuk është një kërcënim vetëm për ne. Falë sanksioneve të efektshme, Irani ka më pak burime për të financuar terrorizmin”, tha ai.

“Makthi jonë është që Irani të pajiset me armë bërthamore”, theksoi presidenti i Knesetit. /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.