FOTO/ “Takohemi për një libër” në Parkun Arkeologjik të Orikut 

TIRANË, 23 nëntor /ATSH/ – Nisma e ndërmarrë nga Ministria e Kulturës ”Lëvizja Kombëtare e Leximit” po shkon pranë brezit të ri kudo, në çdo cep të vendit. Synimi është që çdo fëmijë kudo që të ndodhet duhet të njihet me librin për t’u bërë nesër një qytetar i denjë europian i kulturuar.

Aktivitetet dhe larmishmëria e tyre në kuadër të kësaj nisme po ndërthurin së bashku leximin dhe ambiente mjaft atraktive, ku të rinjtë lexojnë, siç janë vendet e trashëgimisë kulturore. Kjo pasi të rinjtë duhet të informohen me anë të librit dhe gjithashtu të njohin nga afër historinë e vendit të tyre.

Në kuadër të ”Lëvizja Kombëtare e Leximit” nxënës të shkollës të qytetit të Vlorës, lexuan dhe interpretuan tregime dhe poezi të autorëve të ndryshëm shqiptarë në Parkun Arkeologjik të Orikut.

Krahas leximit, nxënësit e kësaj shkolle u njohën dhe me të rejat e fundit të gërmimeve arkeologjike në këtë park./a.a/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.