Balla: Veliaj ka justifikuar besimin e dhënë nga PS dhe qytetarët

TIRANE, 23 nëntor/ATSH/- Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla është i bindur se kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj do jetë sërish kandidati i socialistëve për një mandat të dytë.

Gjatë një interviste televizive, ai u shpreh se, Veliaj “ka justifikuar maksimalisht besimin e dhënë nga PS dhe qytetarët e Tiranës më 23 qershor 2015”, duke lënë të kuptohet se ai do të konfirmohet nga strukturat e Partisë Socialiste në momentin e duhur.

Balla tha se, për zgjedhjen e kandidatëve për kryetar bashkie në zgjedhjet e caktuara të zhvillohen vitin e ardhshëm, por zhvillohet një proces vlerësimi nga PS.

“Kemi filluar procesin e parë të vlerësimin e performancës. Në Asamblenë e fundit të PS është raportuar për çdo të zgjidhur vendor të PS. Jemi duke përmbyllur raportin e performancës së këshilltarëve”, – tha Balla.

Kreu i deputetëve socialistë u shpreh se në zgjedhjet e 30 qershorit, PS synon të fitojë shumicën në këshillat bashkiakë.

“Jo më larg se nesër do kemi një takim me gjitha partitë aleate me të cilat ne kemi shumicën në 61 këshillat lokalë. Në të gjitha këshillat bashkiak nuk e kemi shumicën vetëm, por përpjekjet tona kanë filluar që si në 25 qershor, synimi është të kemi shumicën të vetëm në çdo këshill bashkiak, por ligji zgjedhor e lejon që të kemi aleatë”. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.