Protesta/12 policë të plagosur, 3 qytetarë të lënduar lehtë

Gjatë protestës që përshkallëzoi në akte dhune ndaj forcave të rendit, përballë godinës së sallave plenare të Kuvendit të Shqipërisë janë plagosur 12 efektivë të Policisë së Shtetit. `Efektivët janë lënduar me mjete të forta dhe piroteknike, hedhur nga tubuesit mbi punonjësit e Policisë, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë të specializuar mjekësore, mes tyre dy me dëmtime më të rënda Policia e Shtetit u bën thirrje protestuesve dhe përfaqësueve politikë për distancim nga dhuna dhe nga goditjet ndaj punonjësve të rendit.

Posted by Policia e Shtetit on E enjte, 22 Nëntor 2018

TIRANE, 22 nëntor/ATSH/- Banorët  të cilët kundërshtojnë ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës, pasi projekti prek banesat e tyre, kanë protestuar sot para godinës së Parlamentit. Ata kërkojnë dëmshpërblim 100% për banesat të cilat do të prishen nga ndërtimi i Unazës ndonëse pjesa më e madhe e tyre i kanë pa leje, ndërsa për pronarët të cilët rezultojnë me dokumente të rregullta do të dëmshpërblehen.

Gjatë protestës, ata janë përplasur me efektivët e policisë si dhe kanë hedhur shashka e flakadanë.

Policia e Shtetit bën të ditur se “gjatë protestës që përshkallëzoi në akte dhune ndaj forcave të rendit, përballë godinës së sallave plenare të Kuvendit të Shqipërisë janë plagosur 12 efektivë të Policisë së Shtetit, mes tyre dy në gjendje më të rëndë, si dhe u lënduan lehtë 3 protestues”.

“Efektivët janë lënduar me mjete të forta dhe piroteknike, hedhur nga tubuesit mbi punonjësit e Policisë, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë të specializuar mjekësore, mes tyre dy me dëmtime më të rënda”, sqaron policia.

Policia e Shtetit u bën thirrje protestuesve dhe përfaqësuesve politikë për distancim nga dhuna dhe nga goditjet ndaj punonjësve të rendit. /a.g/

Protesta/12 policë të plagosur, 3 qytetarë të lënduar lehtë

Protesta/12 policë të plagosur, 3 qytetarë të lënduar lehtë.https://ata.gov.al/2018/11/22/protesta-12-police-te-plagosur-3-qytetare-te-lenduar-lehte/Policia e Shtetit bën të ditur se “gjatë protestës që përshkallëzoi në akte dhune ndaj forcave të rendit, përballë godinës së sallave plenare të Kuvendit të Shqipërisë janë plagosur 12 efektivë të Policisë së Shtetit, mes tyre dy në gjendje më të rëndë, si dhe u lënduan lehtë 3 protestues".“Efektivët janë lënduar me mjete të forta dhe piroteknike, hedhur nga tubuesit mbi punonjësit e Policisë, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë të specializuar mjekësore, mes tyre dy me dëmtime më të rënda", sqaron policia.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E enjte, 22 Nëntor 2018

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.