PEKIN, 22 nëntor /ATSH-AFP/ – Një makinë mori përpara për arsye ende të panjohura një grup nxënësish të enjten në verilindje të Kinës, ku u regjistruan pesë të vdekur dhe 18 të plagosur, sipas mediave zyrtare.
”Aksidenti u shënua në mesditë përpara një shkolle fillore në qytetin e Huludaos, në provincën Liaoning”, njoftoi televizioni zyrtar CCTV në web-in e mikroblogut ”Weibo”, duke sqaruar se drejtuesi i mjetit është arrestuar.
Pamjet e transmetuara në rrjetet sociale shfaqin një grup fëmijësh duke kaluar rrugën, në gjysmë të saj një makinë i merr përpara duke ecur me shpejtësi në mesin e turmës.
Aksidentet rrugore marrin shpesh përmasa të frikshme në Kinë.
Së fundi të paktën 13 persona vdiqën në jugperëndim të vendit pas rrëzimit nga ura i një autobusi që po udhëtonin, pas grindjes midis drejtuesit të mjetit dhe një pasagjereje./ /v.b/ a.jor.