MAKINA – Nissan konfirmon se aleanca me Renault mbetet e paprekur

TOKIO, 22 nëntor /ATSH-AFP/ – Bordi i drejtorëve të gjigantit japonez të automjeteve ”Nissan” rikonfirmoi angazhimin në aleancën që e bashkon me grupin francez ”Renault” pas shkarkimit të presidentit të tij, Karlos Ghosn.

”Bordi i drejtorëve konfirmoi se partneriteti i aleancës së gjatë me Renault do të mbetet i pandryshuar’’, deklaroi Nissan në një komunikatë./ /v.b/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.