SHBA – Uashingtoni: Pekinin vazhdon me praktikat e pandershme në tregti

UASHINGTON, 21 nëntor /ATSH-AFP/ – Uashingtoni ripërsëriti dje akuzat kundër Pekinit në çështjen e tregtisë, duke e akuzuar se vazhdon të inkurajojë vjedhjen e njohurive teknologjike amerikane.

Në një raport të publikuar fillimisht në muajin mars, përfaqësuesi amerikan i Tregtisë, Robert Lighthizer deklaroi se Kina nuk i kishte ndryshuar praktikat për të cilat kritikohet prej shumë kohësh nga SHBA-ja dhe shumë vende të tjera.

“Ky përditësim tregon se Kina nuk i ka modifikuar në thelb këto praktika të padrejta, të paarsyeshme dhe që sjellin shtrembërime të tregut”, theksoi Lighthizer.

Administrata Trump akuzon Kinën për praktika tregtare të pandershme, duke drejtuar gishtin ndaj subvencioneve që i jepen sipërmarrjeve, transfertave të imponuara të teknologjive amerikane që sipërmarrjet të hyjnë në tregun kinez dhe “vjedhjen” e pronës intelektuale. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.