TIRANË, 21 nëntor/ATSH/ – Projektligji i ri i nxitjes së punësimit parashikon ngritjen e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.
“Është parashikuar krijimi i Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive. Sot është Shërbimi Kombëtar i Punësimit, si një njësi që do mbledhë në një dhe do të rikonceptojë sipas praktikave më të mira, modernizimin e zyrave të punës, sistemin e shërbimeve të punësimit, programin e nxitjes së punësimit si dhe administrimin e shkollave të formimit profesional e qendrave të formimit dhe aftësimit profesional”, – u shpreh Ahmetaj në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Punës.
z.tosku/ /a.g/